Aksident, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e kësaj së hëne, ku drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Fier–Levan”, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, e cila ka bërë transportimin e të plagosurit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article