*PREFEKTI I QARKUT GJIROKASTER*
*Raport ditor, 09.01.2026
*⏩BASHKIA MEMALIAJ*
Problematike mbetet gërryerja e tokave bujqësore nga lumi Vjosë në Njësinë Administrative Qesarat, përballë fshatit Qesarat.
*⏩BASHKIA PËRMET*
– Aksi rrugor Përmet – Dogana e Tre Urave është i bllokuar për shkak të çarjes së trupit të rrugës në hyrje të fshatit Petran.
– Si pasojë e reshjeve të dëborës (rreth 40 cm trashësi), Njësia Administrative Frashër është e bllokuar dhe pa energji elektrike.
– Fshati Buhal dhe zona e Frashërit mbeten të bllokuara.
*⏩BASHKIA TEPELENË*
Në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, qarkullimi është i mundur vetëm me një korsi. Policia e shtetit po monitoron situatën. Ne njesine ad. Kurvelesh ka prezence te debores dhe akullit. Nga strukturat pergjegjese po orientohen drejtuesit e automjeteve.




