Procedohen 3 shtetas nga Izvori, u rrahën me njëri-tjetrin

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 34 vjeç, I. H., 43 veç dhe S. H., 34 vjeç, të tre banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article