Moti i keq, situata e sotme në Bashkitë Gjirokastër, Dropull e Libohovë…

Jugulajm.net
2 Min Read

*PREFEKTI I QARKUT GJIROKASTER*
*Raport ditor, 09.01.2026, ora 09:00*
⏩*BASHKIA GJIROKASTËR*
– Në bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në fshatrat e Njësisë Administrative malore Picar.
– Në km 17 të aksit rrugor Gjirokastër–Tepelenë, lumi Drino po i afrohet trupit të rrugës. Firma kontraktore ka përqendruar mjete të shumta për forcimin e argjinaturës së lumit.
– Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, aksi rrugor u hap nga specialistët dhe mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke përdorur një mjet vetëshkarkues dhe një fadromë.
– Në fshatin Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, pritet ulja e nivelit të ujit për të nisur punimet për hapjen e rrugës.
– Në aksin rrugor që lidh fshatrat Krinë, Tranoshisht dhe Saraqinishtë është dëmtuar një urë e vogël. Ka nisur puna për riparimin e saj.
– Dy specialistë gjeologë, të kërkuar nga Bashkia Gjirokastër, kanë përfunduar inspektimin e zonave me rrezikshmëri për rrëshqitje.
*⏩BASHKIA DROPULL*
– Problematike mbetet ura e Glinës, e cila ka pësuar një dëmtim të ri.
– Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi Pogon–Dropull është i bllokuar.
*⏩BASHKIA LIBOHOVË*
– Si pasojë e reshjeve të dëborës (rreth 50 cm trashësi), aksi Zagori–Libohovë është i bllokuar. Raportohet se në njësinë adm. Zagori është rrëzuar një banesë, ku jetonte një grua e moahuar e cila më pas është strehuar tek banesa e kryetarit të fshatit.

Share This Article