Deputeti demokrat per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reaguar pas doreheqjes nga posti i Kryetarit te PD-se dega Gjirokaster, Dasho Aliko.
Permes nje reagimi ne fb, Shehu pasi ka falenderuar per punen e palodhur Alikon, ka njoftuar procesin zgjedhor te PD-se ne Qarkun Gjirokaster.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Ne Qarkun e Gjirokastres vazhdon procesi zgjedhor per drejtuesit e PD.
Z.Aliko, sic me komunikoi, ka vendosur te mos kandidoje perseri per postin e Kryetarit te PD te deges.
Duke nenvizuar ketu dhe rolin e tij te pa diskutueshem ne zhvillimet e fundit ne PD, jo vetem ne nivel lokal ky.
Por, ashtu sic biseduam kjo nuk ashte aspak nje terheqje nga aktiviteti e betejat politike si nje nga personalitetet e PD ne teresi, qe ai eshte.
Po keshtu nuk kam asnje dyshim, se kontributi i tij do te jete i rendesishem edhe ne nivelet qendrore te PD, per forcimin e kesaj force politike dhe ballafaqimet e ardheshme me regjimin.