Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditen e sotme, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë nga një atentat me armë zjarri në Rinas.
Viktima dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjeter eshte me mbiermin Muca.
Siç duket edhe nga këto pamje, viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në pranë aeroportit të Rinasit dhe për momentin nuk ka detaje të tjera.




