Shpërthim me eksploziv në derën e 1 lokali…

Jugulajm.net
1 Min Read

Mëngjesin e sotëm një sasi lëndë plasëse shpërtheu në derën e një lokali në qytetin e Beratit.

Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S. F.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.

Share This Article