Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ”Fier- Lushnjë”.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”.
Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalishti.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia se bashku me grupin hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.




