Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar për protestën në Memaliaj, duke e cilesuar ate si një nga pikat e rezistencës ndaj reformës së re territoriale të qeverisë Rama.
Deputeti Shehu deklaron se qytetarët po protestojnë në mbrojtje të identitetit historik, të drejtave dhe interesave të komunitetit, ndërsa e cilëson reformën si një vendim arbitrar që, sipas tij, cenon vetëvendosjen e komuniteteve.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
Memaliaj, në mbrojtje të identitetit, historisë dhe interesave të qytetarëve të saj.
Antireforma territoriale e Ramës, përballë rezistencës popullore!
Jo zhdukjes, jo nihilizmit të Ramës!
Mbrëmë, aty pati sërish protestë, qëndresë dhe indinjatë ndaj nëpërkëmbjes e shkeljes së demokracisë dhe parimeve europiane për vetëvendosjen e komuniteteve.
Në Memaliaj, Libohovë e Këlcyrë, këto ditë ka një leitmotiv: të mbrojmë identitetin historik, të drejtat e qytetarëve dhe atë që u takon atyre, si në çdo vend demokratik.
Por, në një regjim autokratik si ky i Ramës, kjo kërkon qëndresë, përballje dhe pjesëmarrje popullore.
Dhe këtë po bën Memaliaj prej javësh. Këtë e dëshmoi përsëri edhe mbrëmë, në sheshin kryesor të qytetit dhe të bashkisë së tyre.
Këtë po bëjnë edhe Libohova e Këlcyra!
Vetëm qëndresa mund t’i mposhtë këto vendime cinike e arbitrare të regjimit, që kërkon të “zerojë” historinë, vlerat dhe vetë komunitetet.
Për t’i kthyer ato në grupe amorfe bujqërorëberish.
Por tani duhet thënë me zë të lartë: mjaft dhe mjaft!




