Prangoset 47-vjeçari, kanosi me armë vëllain e tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve ka përfunduar me arrestimin e një 47-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Pas denoncimit, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimi i situatës dhe ndonjë ngjarje e mundshme kriminale.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet J. T., 47 vjeç, me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Share This Article