Është nisur avioni i parë me afganë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është dhënë nga Ambasada e SHBA në Shqipëri, ecila bën me dije se avioni është nisur në orët e para të mëngjesit.
“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre.
Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.”,njofton ambasada.