Zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullai foli për sigurinë në shkolla, duke marrë shkas nga operacioni i djeshëm.
Mullai tregoi në emisionin “Review” se ambientet e shkollave janë të sigurta, pasi janë në mbikqyrje të vazhdueshme të efektivëve.
Ai bëri me dije se qysh prej janarit të këtij viti janë arrestuar dhe proceduar 2100 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike.
“Nga një studim i policisë doli që më imediat ishte një operacion për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe për të dhënë mesazhin prindërve që fëmijët i kanë të sigurt dhe garant për këtë është Policia e Shtetit dhe oficerët e sigurisë në shkolla.
Nga janari deri sot në goditjen e personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike jo vetëm afër shollave që prekin zakonisht të rinjtë, janë mbi 560 goditje me 2100 të arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë. Pra, policia ka punuar në mënyrë sistematike, për këtë lindi nevoja nga studimi që u bë që me fillimin e shkollave, personat do të tentonin sërish të shpërndanin. Për ta lënë ‘tempullin’ e dijes të lirë, policia ndërmori këtë megaoperacion“, theksoi Mullai.