Rrjedhje gazi në 1 furrë buke, 2 persona përfundojnë në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një rrjedhje gazi në një furrë buke ka shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital, duke shmangur tragjedinë. Ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në lagjen “Afrim i Ri” në Fier.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Të asfiksuar kanë mbetur Janaq Kola, 62 vjeç, Ilir Hysi.Të dy prej janë kunetër, pasi njëri ka marrë motrën e tjetrit. Të dy janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e rrjedhjes së gazit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article