Horoskopi, 11 nëntor/26

Jugulajm.net
7 Min Read

Horoskopi sot:

Dashi

Ditë mjaft e animuar dhe e ngrohtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme dhe do të ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët do të fillojnë një lidhje serioze, e cila ka për të zgjatur përgjithmonë. Në planin financiar, tregohuni të matur. Po shpenzuat pa kursim, keni për të pasur probleme goxha serioze edhe më pas.

Demi

Ditë goxha delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mos e acaroni për gjithçka partnerin tuaj, sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqarët do të ndihen të hipnotizuar nga dikush dhe do të bëjnë gjithçka që ai do t’u thotë. Kujdes, sepse gabimet do t’ju dhembin më vonë. Dielli do të jetë planeti që do t’ua mbrojë financat. Do të dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.

Binjakët

Ditë shumë e trazuar do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me personin që keni në krah. Beqarët do të jenë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do të përfitojnë nga propozimet që do t’ju bëhen. Në planin financiar, gjithçka do t’ju ecë mirë, sepse situata do të jetë më e qëndrueshme se kurrë.

Gaforrja

Atmosfera në çift do të jetë shumë e ftohtë sot. Kjo do të sjellë edhe disa debate me partnerin, kështu që tregohuni gjithë kohës të matur. Beqarët do të kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në planin financiar, bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Po e tepruat me shpenzimet, do t’ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit dhe jo të gjithë do të mund t’ju mbështesin.

Luani

Mos u tregoni posesivë sot ju të dashuruarit, sepse mund të keni probleme goxha serioze. Merrini gjërat sa më shtruar që të mundeni. Beqarët do të kërkojnë pa fund, por nuk kanë për ta gjetur dot princin e tyre të kaltër. Bëni edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do të jetë e keqe, kështu që mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Virgjëresha

Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Tregohuni shumë të matur me atë që keni në krah dhe mos prekni asnjë çast tema delikate nëse nuk doni të keni më tepër probleme. Beqarët do ta lënë veten të lirë dhe do të bëjnë atë që do të ndiejnë. Në planin financiar do të mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do të jeni të arsyeshëm dhe largpamës gjatë gjithë kohës.

Peshorja

Ditë goxha e trazuar do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Mundohuni të tregoheni realistë dhe të mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes për ato që duan të bëjnë, sepse përndryshe situata do t’ju dalë jashtë kontrollit. Financat do të jenë goxha të mira. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim, i cili më vonë do të sjellë më tepër përfitime.

Akrepi

Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shprehini sa më shumë ndjenjat, sepse vetëm kështu gjërat do të ecin siç keni dashur. Beqarët do të kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me të papritura të mrekullueshme. Financat do të mbrohen në çdo moment nga yjet. Do t’i bëni mirë llogaritë dhe nuk do të keni kurrfarë problemi në këtë sektor.

Shigjetari

Të nxitur nga Saturni, do të kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do t’ia arrini qëllimit. Edhe beqarët do të ndihen mirë falë disa takimeve impresionuese që do të realizojnë. Gjithçka ka për të qenë shumë më ndryshe për ta. Në planin financiar do të përballeni me probleme nëse nuk u vini fre shpenzimeve. Lërini për më vonë edhe disa investime të menduara.

Bricjapi

Perspektivat do të jenë shumë të mira sot për jetën tuaj në çift. Tensioni do të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe emocionet do të jenë të paimagjinueshme. Beqarët do të kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Sektori i financave do të jetë i mirë. Nuk do të keni as probleme për të kryer disa shpenzime më tepër se zakonisht. Do të jeni të qetë në çdo moment.

Ujori

Do të përballeni me disa surpriza jo të mira sot ju të dashuruarit dhe në disa momente do të ndiheni keq. Kërkoni ndihmë nga disa familjarë, sepse ata do t’ju japin këshillat e duhura. Beqarët as që do të tentojnë të joshin ndonjë person, sepse do të jenë gjithë ditën plot angazhime. Gjendja e financave do të vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave të rrepta që keni marrë.

Peshqit

Ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur si duhet mes jush dhe do të ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Shumë persona të jashtëm do t’ju kenë zili. Beqarët nuk duhet të nxitohen, sepse disa do të kërkojnë thjesht të tallen me ju. Edhe pse financat do të jenë më të mira se më parë, nuk duhet të bëni investime të mëdha.

Share This Article