Riaktivizohet zjarri ne vendgrumbullimin e mbeturinave ne Përmet.

Zjarri agresiv ka vijuar pergjate fundjaves dhe mengjesin e sotem, duke shkaktuar tym kancerogjen qe perthithet nga banoret e fshatit Piskovë.

Situata eshte kritike pasi po digjen te gjitha mbeturinat e depozituara ne landfillin e Piskoves, ku prej vitit te kaluar eshte shnderruar ne vendgrumbullimin e mbeturinave te gjithe Bashkise se Permetit.

Sipas kryeplakut te fshatit, Arlind Dyrmishi, ne vendngjarje nuk kane shkuar forcat zjarrfikese, ndonese ishin lajmeruar prej tij personalisht per te bere te mundur shuarjen e flakeve.

Deri me tani nuk dihet se kush ka qene zjarrvenesi, por banore te fshatit Piskovē shprehen se vete punonjesit e Bashkise se Permetit jane ata qe i kane vendosur zjarr te kontrolluar mbeturinave, ku me vone u ka dale jashte kontrollit.

Vec asaj ata akuzojne rende ministren, Mirela Kumbaro, njekohesisht deputete zones se tyre, si shkaktare te kesaj situate.

Nga ana e tij kryeplaku Durmishi ka thene se so te depizitoje ne SPAK kete ceshtje me aktore tashme te njohur te pushtetit vendor e qendror.