Asambleja, reagon Majko: Fola për kontaktet e papërshtatshme të socialistëve dhe jo për video erotike

Jugulajm.net
2 Min Read

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e tij në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke mohuar se ka ngritur shqetësime për video erotike të kolegëve të tij.

Në një postim në rrjete sociale, Majko thotë se në fjalën e tij ka folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskretituese të disa personave me krimin e organizuar, duke kërkuar largimin e tyre nga politika.

Ai thekson se ka përmendur vetëm një informacion publik mbi video të sekuestruara nga SPAK, pa bërë asnjë referencë për video erotike.
Reagimi i Majkos:
“NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin  dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! https://top-channel.tv/…/bashkine-e-tiranes-rrezikojme…/

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!” 😂

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!!

Ndjesë për zhgënjimin!

1

Share This Article