Ministria e Mbrojtjes ka hapur aplikimet për rekrutimin e 250 ushtarëve dhe detarëve aktivë në Forcat tona të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”, në kuadër të fushatës së rekrutimit, për të informuar të interesuarit mbi mundësitë e ndërtimit të një karriere ushtarake.
Kandidatët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 15 janar 2027, ndërsa Stërvitja Individuale Bazë do të zhvillohet në periudhën 22 shkurt – 30 prill 2027.
Rekrutimi synon plotësimin e 250 vendeve për ushtarë dhe detarë aktivë, të cilët do të shërbejnë në funksione dhe venddislokime të ndryshme, sipas nevojave të Forcave të Armatosura.




