Nje 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjetën në tokën në pronësi të tij, 40 bimë narkotike cannabis sativa.
Behet fjale per shtetasin Syrja Misiraj.
Njoftimi i Policisë: Fier
Kontrollet në terren, si dhe mbështetja e inteligjencës policore, bënë të mundur goditjen e 4 rasteve të veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe të posedimit të sendeve të kundërligjshme.
U arrestua shtetasi S. M., 48 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, në fshatin Mbers, Roskovec, u gjetën të kultivuara 40 bimë narkotike cannabis sativa;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.