Plagosi me thikë 41-vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 41-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti me një tjetër person në fshatin Qerret të Durrësit. Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa po vijon ndjekja për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article