EMRAT/ Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ndryshime në drejtimin e Portit të Sarandës. Kështu, është larguar nga detyra e drejtorit të Portit të Sarandës, Admir Malaj, ndërkohë që në vend të tij është emëruar Gjergj Mërkuri.

Ndryshimi vjen pas një periudhe në të cilën Malaj drejtoi institucionin portual, detyrë që mori në verën e vitit 2025 pas transferimit nga Porti i Vlorës.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të Malajt, pasi është emëruar vetëm një vit më parë, sapo përfunduan zgjedhjet e 11 Majit.

Përsa i përket Gjergj Mërkurit, ai është një figurë e njohur në radhët e Partisë Socialiste në Sarandë, sidomos në periudhën kur kjo forcë politike ishte në opozitë.

Në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, ai vendosi të kandidonte si i pavarur për postin e kryetarit të bashkisë, duke sfiduar si të majtën ashtu edhe të djathtën tradicionale në qytet, për shkak të pakënaqësive brenda partisë.

Share This Article