Rama premton heqjen e kabllove: Marrin fund fijet plastike të merimangave

Jugulajm.net
1 Min Read

Në takimin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama deklaroi, se qytetet duhen pastruar nga kabllot që qëndrojnë të varur, që i quajti fije plastike merimangash të një kohe tjetër

“Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Njoftoi se në 10-ditëshin e parë të korrikut do lançohet programi i ri kombëtar i Rilindjes 2.0, nën mbikëqyrjen e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Share This Article