FOTO/ Ivanka Trump po studion rreth Shqipërisë, ndan 3 libra që po i lexon…

Jugulajm.net
1 Min Read

Vajza e Donald Trump, Ivanka, duket se është shumë e interesuar për Shqipërinë. Ajo ka postuar një Story në Instagram duke treguar tre librat që po lexon për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë. Krahas fotove të librave ajo ka shkruar “Kërkime”.

Ajo është bashkëshortja e Jared Kushner, i cili ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit. Të dy së bashku ata e kanë vizituar disa herë Shqipërinë.

Share This Article