FOTO/U arratis nga burgu në Milano, zbulohet se ç’përdori 41-vjeçari shqiptar: Sharrë, pinca, darë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një arratisje si në filma nga burgu i Operas në Milano. Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Taulant Toma, dënimi i të cilit përfundonte në tetor 2048, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë duke përdorur mënyrën më klasike: duke prerë hekurat e dritares dhe duke u ulur me çarçafë të lidhur.

Mediat italiane kanë publikuar foto të mjeteve të përdorura prej Tomës, mes tyre një sharrë, pinca dhe darë. Kjo thuhet se është arratisja e tij e katërt nga një burg. E fundit daton në vitin 2013, kur ai dhe një burrë tjetër arritën të arratiseshin nga burgu i Parmës. 41-vjeçari është ende në kërkim.

Share This Article