U plagos në protestë, kryhet me sukses operacioni i 2-të, 28-vjeçari ndan foton nga krevati i spitalit

Jugulajm.net
2 Min Read

Është kryer me sukses operacioni i dytë i Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos me plumb ghome në sy. Ka qenë vetë i riu aiqë ka ndarqë lajmin e mirë nga krevati i spitalit, ndërsa njofton se së shpejti do i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje që do të lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon… Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim.

Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë!

Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua.”, shkruan Vishkulli.

Operacioni i dytë i Erjonit kryhet me sukses, 28-vjeçari ndan foton

Reagimi i Erjon Vishkullit

Operacioni i parë i Erjon Vishkullit në Itali u krye më 28 tetor 2026 në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli në Romë. Ndërhyrja zgjati rreth 7 orë rezultoi i suksesshëm dhe bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit.

Fatmirësisht dhe operacioni i dytë i Vishkullit, i kryer sot, u realizua me sukses. Mirëpo i riu nga Elbasani do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale,e cila do të jetë dhe finalja për shikimin e syrit të tij të majtë.

Share This Article