Një magazinë me një sasi të madhe bimësh mjekësore në hyrje të Sarandës, në lagjen Qafë Gjashtë, u përfshi nga flakët këtë mbrëmje.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ishte aksidental.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje brenda pak minutash, por neutralizimi i flakëve ishte i vështirë.
Ata u përpoqën të mbajnë flakët larg banesave përreth magazinës, pasi lartësia e flakëve arriti disa metra mbi godinë.