Arrestohet 43-vjeçari nga Pëllumbari, goditi me grusht policin

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, arrestuan shtetasin A. J., 43 vjeç, banues në fshatin Pëllumbar, shtetas me probleme të shëndetit mendor, sepse ka goditur me grusht, një punonjës policie, gjatë shoqërimit pasi kishte dëmtuar me gurë, disa automjete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Share This Article