Zegjineja humb mandatin e deputetes pas rinumërimit të kutive, ja kush e zëvendëson…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive të votimit për qarkun Fier.

Mandatin e 12-të për Partinë Socialiste në këtë qark e mori Maldrita Bardho, me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.

Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

Share This Article