Në ditët në vijim pritet që të ketë arrestime të bujshme në nivele të larta të policisë së shtetit.
Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” gazetari Sokol Dema.
Ai tha se janë 71 punonjës policie në hetim dhe disa shefa komisariatesh kanë dhënë dorëheqjen.
“Në total janë zyrtarisht diku 71 punonjës policie që po hetohen nga SPAK-u. Arrestimet janë deri në nivele drejtuese dhe arrestimet do të vijë kohë pas kohe. Në vijim do të ketë surpriza. E kam të sigurt, që ka disa shefa që janë larguar, janë zëvendësuar, e kanë lënë detyrën. Ka emra shumë të rëndësishëm.” – u shpreh gazetari.