LAJM I FUNDIT/ Aksident, automjeti perplas për vdekje këmbësorin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok. Raportohet se nga kjo ngjarje ka humbur jetën një person.

Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë aksident tragjik.

Deri më tani nuk ka detaje se pse është shkaktuar aksidenti.

Po ashtu, i panjohur mbetet edhe identiteti i viktimës.

Share This Article