Përfshihet nga flakët apartamenti në “Granicë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një apartament i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar orët e vona të së premtes në një pallat në lagjen ” Granicë” të qytetit.

Një prej apartamenteve të pallatit është përfshirë nga zjarri i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i tij të ketë qenë një shkëndije në pajisjen ngrohëse me energji elektrike. 

 

Share This Article