Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një 29-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” të qytetit bregdetar, ku e reja dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e saj.
Si pasojë, ajo ka ndërruar jetë menjëherë.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.