Zbardhen detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë, ku u qëllua me 9 plumba, Edmond Papa, 49 vjeç.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Edmond Papa është nga Saranda, pronar i Hotel “Blue Sky” në qytetin bregdetar.
Njihet edhe si biznesmen ndërtimesh në qytet.
49–vjeçari sot kishte ardhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lokalit pranë banesës se vëllait të tij.