Rqportohen detaje për vrasjen e 49-vjeçarit sarandjot Edmond Papa.
Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari pas plagëve të marra humbi jetën rrugës për tek Trauma.
Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë kapur lëvizjet e autorit kur ai ka hyrë i vetëm brenda lokalit. Ndonëse Edmond Papa është ndodhur në befasi nga breshëria e plumbave, ai ka tentuar të godasë autorin me tavullën e duhanit që kishte te tavolina, por sërish nuk u ka shpëtuar plumbave.
“Burime më bëjnë me dije se autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa. Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal. Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap.
Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit”.