Humb jetën gazetari vlonjat Enrik Mehmeti, homazhet mbahen sot në Teatrin “Petro Marko”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rënë ndodhi mbrëmjën e djeshme, ku gazetari vlonjat Enrik Mehmeti humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidenti ndodhi në rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore. Dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e një motomjeti me katër rrota, i cili më pas është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore

Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Share This Article