Sarandjoti Edmond Papa, i cili u qëllua pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë, vdiq në spitalin e Traumës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Bodinaku në brendësi të një lokali ku 49-vjeçari është qëlluar disa herë me plumba.
“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.- thuhet në njoftimin e policisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.