EMRAT/ Gara për kreun e Policisë së Shtetit, sot nis faza e intervistimit për kandidatët

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të martë ka nisur zyrtarisht faza e intervistimit për kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës, ku do të pasohet nga:

Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Faza e intervistimit pritet të vijojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa në përfundim të saj do të përzgjidhet kandidati që do të drejtojë Policinë e Shtetit.
Share This Article