Një 40-vjeçar duke punuar në një objekt në ndërtim në Dhërmi, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe është dëmtuar.

40-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

“Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore”, sipas policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.