Drejtori i spitalit përfundon në spital, dje u arrestua për tjetërsim prone kur ishte shef kadastre

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ditë pasi u arrestua me urdhër të prokurorisë, drejtori i spitalit rajonal të Fierit, Arben Voja, ka përfunduar i shtruar me urgjencë në spitalin që ai drejton.

Voja mësohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në qelinë e paraburgimit në policinë e Fierit.

Mbrëmjen e djeshme ai u transportua në spital ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme për vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Arrestimi i Vojës u krye pas një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës.

Voja i cili asokohe ishte kreu i Kadastrës, dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyrë të kryer në bashkëpunim.

Toka shtetërore është kaluar në pronësi private me dokumente të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Share This Article