Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë pak ditë më parë, ku një minorene 13-vjeçare është përdhunuar nga një grup të rinjsh, ndërsa kishte dalë shëtitje me të dashurin.
Mediat italiane raportojnë se 13 vjeçarja kishte dalë shëtitje me të dashurin e saj 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në qytetin e Catanias, ku është sulmuar nga një grup prej 7 personash, të gjithë me origjinë egjiptiane.
Pesë prej tyre kanë mbajtur me forcë 17-vjeçarin, ndërsa dy prej tyre kanë marrë 13-vjeçaren dhe e kanë futur në banjat publikë pranë parkut ku e kanë përdhunuar.
Në një moment e mitura ka gjetur forcë dhe është larguar me nxitim, ku është shpëtuar nga disa kalimtarë.
Pas ngjarjes së rëndë Prokuroria e Katanias me zv.prokurorin Sebastiano Ardita dhe deputeten Anna Trinchillo nxorri dekret arresti për 4 prej egjiptianëve të cilët ishin në moshë madhore, ndërsa për tre të tjerët, të cilët ishin të mitur, ndërhyri prokuroria e të miturve e drejtuar nga prokurorja Carla Santocono.
Të shtatë egjiptianët akuzohen për dhunë seksuale.