1 person i plagosur rëndë gjendet poshtë urës, familjarët kishin raportuar humbjen e tij…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është gjetur pasditen e sotme në gjendje të rëndë shëndetësore poshtë një ure përgjatë aksit kombëtar Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë familjarët ata që kanë raportuar humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre që prej mbrëmjes së kaluar.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe paralelisht janë përfshirë edhe vetë në kërkimet në terren.

Në bashkëpunim me forcat policore, personi është lokalizuar poshtë urës, me shenja jete, por në gjendje të rëndë fizike. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku aktualisht po i jepet ndihma mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari reagon dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar rrethanat që çuan në këtë incident.

Share This Article