Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia në maj të vitit 2024.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit, pasi efektivi i cili po shkonte të merrte detyrën u përball gjatë rrugës me autorin i që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe po bënte manovra të rrezikshme me mjetin e tij.
Pasi efektivi i kishte tërhequr vëmendjen, 23-vjeçari nxori armën që mbante pa leje dhe qëlloi me plumb në kokë efektivin.
Para grupit hetimor Azgan Mernica ka deklaruar se çdo gjë ka qenë momentale.




