EMRAT/ Aksident, përplasen 2 automjete, humbin jetën 2 persona, plagosen 2 të tjerë

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e sotme në aksin rrugor Borsh–Plazh, mjeti tip fugon Benz Vito me targa AA 052 NV është përplasur me mjetin Foristradë Benz me targa AB 637 CX.

Si pasojë, ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i fugonit shtetasi Kujtim Mehmeti, 60 vjeç, së bashku me bashkëshorten.

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article