Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, Korçë.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.




