Procedohet 55-vjeçari nga Dukaj, transportonte me makinë dru në mënyrë të paligjshme

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article