VIDEO/ Zjarr në 1 hotel në Gjirokastër, ja shkaku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarr në katin e parë të një hoteli në Gjirokastër. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, u njoftua nga një qytetare për rënien e një zjarri në katin e parë të hotel “Garden”, në lagjen 18 Shtatori, Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen u konstatua zjarr në kuzhinën e lokalit, ku u ndërhy me fikëse pluhuri dhe ujë.

Zjarri u izolua dhe u fik plotësisht në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera.

Nga verifikimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e pajisjes së gazit, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit, e cila kishte mbetur e ndezur. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Share This Article