Moti sot/ Rriten temperaturat

Jugulajm.net
1 Min Read

Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohtë në pjesën më të madhe të territorit.

Ne orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në zonat verilindore dhe juglindore, nuk përjashtohet mundësia e breshërit. Gjatë natës pritet sërish përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Sipas MreteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbetet të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Share This Article