Horoskopi sot.
Dashi
Hëna, Dielli, Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë të martë 17! Nëse ju pëlqen një person, përparoni. Nga ana tjetër në punë ju presin shumë lajme. Ka mundësi që të përballeni me ish-kolegë.
Demi
Bëhuni gati për njohje të reja, por kujdes, kushtojini vëmendje të gjitha detajeve. Në punë nuk do ketë shumë ndryshime, megjithatë bëni kujdes të mos i shpenzoni paratë tuaja për gjëra të kota.
Binjakët
Ndoshta për shkak të Hënës që e keni kundër do të ketë disa momente tensioni. Si të martën ashtu edhe të mërkurën, në punë mos u stresoni dhe mos stresoni as të tjerët.
Gaforrja
Në dashuri mund të ketë vërtet një ndryshim të rëndësishëm. Në punë mund të ketë probleme financiare.
Luani
Nëse ka ndonjë problem, të martën është dita e duhur për ta zgjidhur, Hëna është në favorin tuaj. Në punë lëreni veten të çlirët dhe shfrytëzoni të gjitha mundësitë që ju vijnë.
Virgjëresha
Kujdes nga Binjakët dhe Shigjetari, Hëna nuk ju favorizon ne to. Për momentin në punë nuk ka shumë gjëra për t’u kushtuar vëmendje.
Peshorja
Marrja e vendimeve shumë të nxituara nuk është gjëja e duhur për të bërë këtë të martë. Nëse duhet të shkoni te një avokat, kini kujdes se kë zgjidhni.
Akrepi
Hëna edhe këtë të martë është me ju dhe kjo mund të jetë një ditë më e mirë. Në punë, përpiquni të punoni shumë nëse doni të arrini qëllime të mëdha.
Shigjetari
Kohët e fundit keni pasur disa probleme me partnerin/en, por përpiquni të vazhdoni duke ecur përpara. Në punë çdo gjë duket e qetë, por mos flini mbi dafina.
Bricjapi
Kërkoni vazhdimisht frymëzim për gjëra të reja, lidhje të reja. Nuk e keni keq sepse njohjet e reja mund t’ju sjellin diçka interesante. Në punë, besoni më shumë tek vetja, në mënyrë që t’ju besojnë edhe të tjerët.
Ujori
Po vjen një kohë e vështirë, por të paktën këtë të martë mund të rrini të qetë e të pushoni. Në ditët në vijim do të ketë lajme edhe në punë.
Peshqit
Jeni duke u përballur me probleme në shtëpi, por qëndrimi jashtë gjatë gjithë ditës nuk do t’ju bëjë të mos mendoni për problemet që keni. Përballuni me to dhe fitoni sfidën. E njëjta gjë për punën dhe aty ka diçka që ju shqetëson.