EMRI-FOTO/ Shpërthimi në apartamentin e fqinjit, kjo është 82-vjeçarja që ndërroi jetë

Jugulajm.net
1 Min Read

Gruaja që shihni në foto është Hatixhe Berisha, 82-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një apartament në Elbasan.

E moshuara ndodhej në banesën e saj, në pallatin ku ndodhi shpërthimi në apartamentin e fqinjit, kur ndërtesa u trondit nga fuqia e madhe e tij.

Ngjarja e rëndë shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa 82-vjeçarja u gjet e pajetë në vendngjarje.

Nga shpërthimi, disa persona të tjerë mbetën të asfiksuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Share This Article