Zhvillimet e fundit kane diktuar levizje tek ”Agjencia e Sherbimeve Publike” ne Bashkine e Gjirokastres. Permes burimeve jozyrtare por mjaft te konfirmuara prane kanaleve te tjera, mesohet se Spiro Diamanti me profesion inxhinier eshte vendosur drejtor ne kete Agjenci e cila ka nje ngarkese teper te madhe, persa i perket menaxhimit te situates infrastrukturore ne qytet e zonat rurale.
E ndersa kjo levizje eshte e konfirmuar, ne nje tjeter institucion ne varesi te Bashkise Gjirokaster, sikurse eshte ”Shtepia e te Moshuarve”, ku dy dite me pare humbi jeten nje banore per shkak te pakujdesise se treguar nga personeli, drejtoresha Doriana Demo ende vazhdon te ushtroje detyren e “pashqetesuar” as nga ligji e as nga Bashkia e Gjirokastres.
Sot zonja Demo, fill pasi u njoh nga ana e Prokurorise me akuzen e ”Shperdorimit te Detyres”, nuk e pa te udhes te paraqiste doreheqjen, por vijon te qendroje ne karrigen e drejtoreshes se insritucionit, ku mban pergjegjesi kapilare juridike per humbjen e nje jete.
Kjo per shkak te pakujdesise se personelit.
Lind pyetja, se çfare do te duhet te ndodhe me shume ne ”Shtepia e te Moshuarve”,qe zonja Demo te kuptoje se detyra dhe pozita funksionale e nje drejtuesi nuk kane vlere para humbjes se nje jete ne diten me diell???




