Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Breg-Shkozë në Vorë.
Bëhet me dije se 72 vjeçari Qazim Budla ka goditur me sopatë në kokë gruan e tij.
Për pasojë kjo e fundit, Vasilika Budla ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
72-vjeçari Budla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan e tij, pasi ka shenja të shumta në trup.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.